http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klasa politike e Kosovës po tenton të manipulojë faktet për shkak të krimeve të kryera nga UCK-ja në fund të viteve ?90. Deklarata është bërë nga drejtori i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjyuric, gjatë një interviste për radio televizionin serb. Gjuric thekson se propozimi për një rezolute për krimet serbe, bëhet nga politikanë që kanë patur nje rol në këtë lufte, duke nënkuptuar Hashim Thacin.Marko Gjuriç:Kemi përshtypjen se bëhet fjalë për një aventurë politike të njerëzve të cilët e kanë ndërgjegjen e papastër për shkak të rolit të tyre në lufte në fund të viteve ?90. E dimë se një pjesë e klasës politike të Kosovës ka marrë pjesë drejtpërdrejt në lufte. Ne s?do të lodhemi nga paraqitja e fakteve në publik, por duket se edhe shqiptaret e Kosovës s?lodhen nga shtrembërimin e fakteve.Zv/kryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci ka qenë i pari që ka hedhur idenë për miratimin e një rezolute për hetimin e krimeve serbe në luftën e Kosovës. Kjo kërkesë është mbështetur nga PDK që ka prezantuar në kuvend një draft-rezolutë. Prej kohesh ne Kosove klasa politike diskuton per ngritjen e Gjykatës Speciale, per hetimin e krimeve te kryera nga UCK-ja gjate luftës se 1999-en.