http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Arben Frroku po gëzon prej pak ditësh lirinë, grupi i prokuroreve qe kane hetuar çështjen është vene ne lëvizje për te nisur betejën ligjore ne shkallen e dyte te gjyqësorit. Për akuzën gjykata i ka analizuar me njëanshmëri provat e paraqitura duke lënë jashtë disa detaje te rëndësishme te hetimit. Por faktet sqarojnë se pse pretendimi per paraqitjen e dëshmitarit 4 minuta pas krimit, sipas akuzës, nuk qëndron:Në momentin e ngjarjes, dëshmitari i mbrojtur ka qenë rreth 15 metra larg atij që quhet ?Klubi i Korçarit?, në të cilin gjendet kamera. Por ai ka qenë ngjitur me vendin e ngjarjes dhe aty ku ka kaluar makina. Kjo është arsyeja se përse kamera e ?klubit të korçarit? nuk e ka fiksuar dëshmitarin menjëherë në vendin e ngjarjes, pasi ai ka qenë në një pozicion të pambuluar nga kamera.Praninë ne vendngjarje te dëshmitarit dhe bashkëshortes, Prokuroria, sipas saj, e ka provuar edhe me nje fakt tjetër.Dëshmitari dhe bashkëshortja e tij kanë qenë aq afër vendit të ngjarjes, saqë makina e vrasësve për pak sa nuk i ka përplasur të dy dhe nga shpejtësia ka goditur një pjesë trotuari, duke e dëmtuar trotuarin. Gjatë hetimit është verifikuar pjesa e trotuarit, e cila ishte e prishur, pikërisht në vendin ku ka deklaruar dëshmitari. Pasi kanë parë ngjarjen, dëshmitari i cili ka qenë në vendngjarje është larguar pak metra për të qetësuar bashkëshorten dhe është rikthyer menjëherë.Por çfarë ka ndodhur më tej sipas Prokurorisë?Sapo është rikthyer ne vendin e ngjarjes, dëshmitari ka telefonuar gardistin Ylli Memia, të cilit i ka shpjeguar ngjarjen dhe i ka dhënë targën e makinës. Kjo telefonatë është kryer shumë pak minuta pas ngjarjes, gjë e cila provohet nga tabulatet telefonike. Po ashtu, dëshmitari, ngjarjen ua ka treguar zyrtarëve të policisë Agron Kuliçi dhe Tonin Voci në takimin e zhvilluar pak orë më vonë në shtëpinë e gardistit.Nisur nga këto fakte, Prokuroria ngre pikëpyetje ndaj vendimit te gjykatës.Ky argumenti i gjykatës duket i pabazuar, pasi nëse dëshmitari ka qenë më vonë se sa momenti i vrasjes në vendin e ngjarjes, si ishte në dijeni ai të targës së automjetit të vrasësve, të cilën ia ka treguar të saktë gardistit në telefonatën pas ngjarjes, si edhe në takim me oficerët e policisë? Fakti që dëshmitari i mbrojtur i ka dhënë targën e mjetit ku kanë qenë vrasësit mikut të tij gardist, është pranuar prej këtij të fundit gjatë fazës së hetimit.Prokuroria ngre dyshime se Ylli Memia i ndryshoi thëniet e tij e për pasojë është akuzuar për dëshmi të rreme. Por sipas burimeve, Gardisti Memia, që duhet të ishte paraqitur ne gjyq, nuk gjendet dhe nuk dihet se ku ndodhet.