http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania ?Bankres Petroleum? i ka fshehur shtetit shqiptar 300 milion dollarë shpenzime të cilat nuk janë të justifikuara. Të gjitha këto para të deklaruara në mënyrë jo të rregullt, siç ka mësuar Vizion Plus, janë bërë vetëm në një vit, dhe bëhet fjalë për 2011-ën. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i është kthyer edhe njëherë auditit të këtij viti pasi kishte pretendime për shpenzime të bëra nga ana e kompanisë, të cilat rezultonin të parregullta dhe ku ishin shkelur procedurat e prokurimit publik. Pikërisht në fund të këtij auditi, AKBN ka hartuar edhe një raport financiar paraprak i cili ka nisur edhe përplasjen e qeverisë me ?Bankres Petroleum?. Vetë Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri duke raportuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, tha se tashmë ministria është në fazën e ballafaqimit me këtë kompani, sa i përket shkeljeve në pagesën e taksave. Nëse palët nuk arrijnë të bien dakord atëherë çështja do të shkojë në arbitrazhin ndërkombëtar, çka lë të nënkuptuar se ?Bankres? do t?i hiqet licenca. Ministri Gjiknuri tha se kompania është duke u monitoruar në çdo hap dhe se janë marrë masat për të mos ndodhur më dëme të tilla, ndërsa në zonën ku ka ndodhur shpërthimi i gazit punimet janë pezulluar. Sa i përket ndotjes që kompania ka shkaktuar në mjedis, Gjiknuri u sqaroi deputeteve të kuvendit se gazi që shpërtheu nuk është i dëmshëm, pasi nuk kishte përmbajtje hidrokarbure.