Debat për lojërat e fatit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratët kanë akuzuar qeverinë se me ligjin e ri për lojërat e fatit, nuk po ul evazionin dhe as po zbut efektet sociale të këtij fenomeni në shoqëri, por po krijon monopole me bizneset që janë në krahun e saj.?Uroj që kjo marrëzi që po bëni të jetë e fundit, se dhe një aksion që nisët e bëtë vetëm që të hapni bizneset tuaja dhe tani po i formalizoni dhe me ligj??Është dashur kjo fjali e deputetit Sherefedin Shehu që tonet në Komisionin e Ekonomisë të ngrihen. Ministri Shkëlqim Cani ka përgënjeshtruar edhe bizneset të cilat kundërshtuan ligjin e ri një ditë më parë në komision. Ai tha se shifrat e paraqitura prej tyre nuk janë të vërteta, pasi kontributi në taksa dhe numri i punonjësve që deklarojnë në shtet janë më të luta. Ligji i ri për lojërat e fatit nxjerr jashtë qyteteve kazinotë dhe mbyll një pjesë të mirë të basteve sportive. Këto pika lejohet të funksionojnë vetëm 200 metra larg njëra tjetrës në vijë ajrore. Po ashtu mbyllen bingot tradicionale dhe tarifa për të marrë një licencë në fushën e lojërave të fatit rritet ndjeshëm, gjë që synon uljen e numrit të këtyre sipërmarrjeve.

Share This Video


Download

  
Report form