Drejtoresha e lojërave të fatit shpërfill Xhafajn - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ka nisur me batuta dhe humor mbledhjen e Komisionit te Ligjeve drejtoresha per lojërat e fatit Juneda Sufali, e cila ka deklaruar se te gjithë deputetet e këtij komisioni, kane konflikt interesi me ligjin per lojërat e fatit, por buzëqeshja i ka zgjatur vetëm pak minuta. Kryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj, i ka kërkuar drejtoreshës te respektoje rregulloren pasi mbledhja drejtohej nga ai; por pyetjes se Xhafes se çfarë posti mbante Sufali ajo i është përgjigjur se punonte pastruese, deklarate kjo qe u shoqërua me tensione. E si te mos mjaftonte debati me kryetarin e komisionit, edhe nënkryetari Oerd Bylykbashi i është kundërpërgjigjur drejtoreshës Sufali dhe konstatimit te saj se te gjithë anëtaret e komisionit shkojnë ne lojëra fati. Keto kane mjaftuar qe Sufali te mos thotë asnjë fjali me për projekt-ligjin per lojërat e fatit, qe u shqyrtua ne komision e qe u mbrojt vetëm nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani. Me herët, Komisioni i Ligjeve miratoi ligjin per energjinë dhe pavarësisht kundërshtimeve te opozitës qe qiradhënësit te mos i sekuestrohet shtëpia nëse qiramarrësi nuk paguan energjinë; shumica miratoi draftin duke rritur vetem vleren e energjisë se papaguar per te cilën behet sekuestrimi i pronës nga 150 mije leke ne 300 mije leke

Share This Video


Download

  
Report form