Vlerat e Pallatit të Brigadave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I njohur nga të gjithë si Pallati i Brigadave, kompleksi qe ngrihet ne thellësi te Parkut te Liqenit mbart veç historisë edhe vlerat të spikatura në arkitekturë. Ndërtesa u projektua  në vitet ?30 nga italianët dhe mbante emrin Pallati Mbretëror. Prej asaj kohe ai ka ndryshuar shumë pak. E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e kësaj ndërtese është diskutuar në sallën më të madhe të pallatit. Arkitektë italianë dhe shqiptarë u mblodhën për analizën e kësaj trashëgimie unike në vendin tonë. Pallati i Brigadave mban firmën e arkitektit Gulio Berte.  Por më vonë, nuk munguan projektet e tjera si dhe ndërhyrje te pjesshme duke filluar që nga shkallët. Këto te fundit morën formën ashtu siç dëshironte mbretit Zog. Ndryshimet më të fundit për këtë pallat u projektuan nga arkitekti shqiptar Agron Jano. Projekti i tij përfshinte ndërhyrje që do ta shpëtonin këtë pallat nga lagështira, e cila megjithatë ende është e pranishme. Aparaturat e avancuara teknologjike për një hulumtim që do të shërbejë për ruajtjen e vlerave arkitektonike të këtij pallati janë siguruar nga pala italiane që siç duket nuk dëshiron ta braktisë një vepër që mori jetë prej tyre.

Share This Video


Download

  
Report form