Liderët e Preshevës për deklaratën e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen nën ombrellën e unionit, qe shkaktoi një stuhi diplomatike e nxitur nga pala serbe, ka ardhur dhe reagimi zyrtarëve të lartë në Presheve. Duke folur për agjencinë Presheva jonë, Jonuz Misliu, kreu i këshillit nacional të shqiptarëve, mbështeti komentin e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se tashmë ka ardhur koha që bashkimi të kryhet edhe në praktikë.Është momenti, është koha kur deklaratat e qeveritare tanë për Bashkim Kombëtar te bëhen në praktikë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është impetariv i kohës dhe se një akt i tille nuk mund te ndodhe pa krahinën e Preshtës, te cilës liderët nga Prishtina e Tirana gjithnjë konsiderohet si Kosove Lindore. Bashkim i Shqipërisë dhe Kosovës, natyrisht përfshire këtu edhe Kosovën Lindore, padyshim përkrahet edhe nga ndërkombëtaret. sepse, Karta e Helsinkit i garantojnë vetëvendosje popujve autokton, siç jemi ne shqiptaret etnik në viset tona ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ky vullnet madje është shprehur edhe përmes referendumit të marsit të vitit 1992.Ndërkohë, Beogradi zyrtar i ka dërguar nje note proteste ambasadorit shqiptar ne Serbi dhe ka njoftuar perfaqesite diplomatike te huaja per këtë deklarate. Sipas Ministrisë se Jashtme serbe, komente te tilla ndikojnë ne destabilizimin e situatës ne vend.

Share This Video


Download

  
Report form