http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka renditur një sere nismash qe sipas tij qeveria ka ndërmarre me qellim krijimin e nje klime sa me pozitive me komunitetin e biznesit. Ne këshillin e investimeve, nje strukture kjo e cila adreson problematikat e sipërmarrësve, shefi i qeverise tha se nuk ka me gjoba elektorale dhe se rimbursimi i TVSH, nuk është me nje proces korruptim, por transparent. Gjate fjalës se tij, ne këtë këshill, Rama u ndal edhe tek një ligj i ri qe pritet te miratohet se shpejti, lidhur me investimet. Sipas tij, ky ligj do te ofroje lehtësirat nevojshme dhe do te shënoje nje kapitull te ri te komunikimit me biznesin.