http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Lartë vazhdon të stivojë çështje të ndryshme penale e civile, kjo për shkak te fluksit te madh te dosjeve drejtuar ketij institucioni. Zv/ministri i drejtësisë, i pranishëm ne nje tryeze me anëtare te gjykatave tha se reforma ne sistemin gjyqësor është nje prioritet. Fakti qe shume njerëz i drejtohen gjykatës edhe per konflikte fare te vogla, do te thote qe jo te gjithë e kane kuptuar ligjin. Ky ngërç i mbartur që prej vitit 2007 fillimisht u shkaktua nga mosplotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe më pas nga fakti që të gjithë i drejtohen me rekurse kësaj gjykate.