Zbulohet skema korruptive, disa zyrtarë në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka funksionuar si një skeme e mirëfillte korrupsioni ku ishin të përfshirë disa zyrtare të drejtorisë së lojërave te fatit, tatimeve dhe disa biznesmenë, që në bashkëpunim me njeri-tjetrin lejonin salla lojërash fati dhe lokale të ndryshme të punonin pa kasa fiskale. Në këmbimi ata u merrnin administratorëve nga 100 mije leke ne muaj. Hetimi i nisur disa muaj me parë është finalizuar ditën e sotme me arrestimin e 7 personave, zyrtarë të cilët akuzohen për korrupsion. Mësohet se hetimi ka nisur kryesisht nga ana e prokurorisë së Tiranes bazuar në informacione te mbërritura ne prokurori nga qytetare te ndryshëm. Fillimisht u arrestuan ne flagrance Kreshnik Kasaj, me funksion menaxher në një kompani bastesh i dyshuar dhe Metjon Bijo, inspektor i administratës tatimore. Këta dy persona u arrestuan në datë 15 prill 2014, pasi menaxheri i saj jepte shumën 100 mije leke te rinj inspektorit te tatimeve. Nga hetimet ka rezultuar se inspektori i tatimeve Bijo, nëpërmjet influencës se tij, ndërhynte tek disa inspektore te tjerë, te cilëve u kërkohej te mos ushtronin kontroll tek pikat e kompanisë ku ishte menaxher Kasaj, ne disa qytete te Shqipërisë. Ne vijim te hetimeve te nisura para pak muajsh, prokuroria e tiranes ka arritur te krijoje dyshime se Kasaj, menaxher i kompanisë se basteve me përhapje te gjere ne shume qytete te Shqipërisë, kishte krijuar lidhje te dyshuara si korruptive edhe me shtetasin Petrit Ahmetaj i cili kishte njohje ne radhën e inspektoreve te njësisë se lojërave te fatit. Nëpërmjet shtetasit P.A, menaxheri Kasaj shmangte kontrollet e disa prej inspektoreve te lojërave te fatit ne pikat e kompanisë ku ai ishte menaxher. Pra, nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se menaxheri Kasaj, nëpërmjet lidhjeve te dyshuara korruptive me disa inspektore te administratës tatimore dhe disa inspektore te njësisë se lojërave te fatit iu shmangej detyrimeve ligjore, pasi një pjese e pikave te kompanisë rezultojnë te palicencuara ose me punonjës te paregjistruar. Të arrestuarit në operacionin ?STOP?Jani BerukasTefik Mallkuci,Valentin LokajPetrit AhmetajMensur HoxhaTrëndafil TarjaI.R.Postime të ngjashme Fundjava kulturore në Tiranë Halim Kosova, gjinekologu që synon rilindjen e kryeqytetit PD prezanton Halim Kosovën Misioni i Odihr në Tiranë për zgjedhjet Tiranë, shkrumbohet makina Aksident me motorr në Tiranë Devrim Erbil hap ekspozitën në Galerinë Kombëtare Shpërthim në veri të KosovësMë të shikuara Tregtarët protestë para Parlamentit Dashuri të vërteta Lugina e Ujqerve Al Pazar - 1 Janar 2014 - Pjesa 1 Al Pazar 18 Maj 2013 Pj.1 Daljet e para Berisha - Rama Al Pazar 4 Maj 2013 Pj.1Edit this entry.Tags: Korrupsion, Lojëra Fati, polici, Prokurori, Skema, tatime, TiraneGet it on Google PlayParashikimi i motit

Share This Video


Download

  
Report form