http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 50 kilogramë lëndë eksplozive e llojit tritol është vendosur për shembjen e një ndërtesë trekatëshe pranë Rrethrrotullimit në Bishtin e Zhurit ne Lushnje. Tritoli, i cili ishte i vendosur në 632 piketa të ndryshme, ka shkatërruar në pak minuta të gjithë objektin. Me herët, policia kishe marre të gjitha masat për bllokimin e trafikut dhe largimin e banorëve që ndodheshin pranë. Aksioni i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit do të vijojë edhe më tej në autostradën Rrogozhine Lushnje-Fier për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje qe prej kohësh kanë zënë hapësirat publike. Më herët, aksioni i IKMT në Lushnje, ka hasur edhe rezistencën e banorëve, të cilët kanë kërkuar kompensimin e banesave të tyre. Drejtuesit IKMT, bëjnë me dije se në këtë zonë janë parashikuar të prishen një sërë objektesh disa katërshe.