Të rejat që sjellin listat e kandidateve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Listat e kandidateve për 61 bashkitë e vendit, nuk do te ndikojnë thjesht ne jetën e qytetareve ne zonat ku ata do garojnë ne 21 qershor, por do te sjellin ndryshime edhe ne pushtetin ekzekutiv e legjislativ. Pas dorëheqjes se Ilirjan Celibashit nga posti i Ministrit per Marrëdhëniet me Parlamentin, Edi Rama do te detyrohet per here te pare te ndryshoje kabinetin qeverisës. Edhe pse ndryshimet ne qeveri nuk jane tema e preferuar e liderit te mazhorances, kryeministrit do t?i duhet te zëvendësoje Ministrin per Mirëqenien Sociale Erjon Veliaj, i cili është ne garen per Bashkinë e Tiranës. Por zgjedhjet e 21 qershorit, do te sjellin ndryshime edhe ne Parlament, përbërja e te cilit ka ndryshuar edhe me pare per shkak te lënies se mandatit te deputetit nga ministrat e kabinetit Rama. 8 deputete te rinj, pritet te hyjne ne Parlament pasi te lëne mandatin 8 kandidatet per kryetare bashkie; 4 nga e djathta dhe 4 nga e majta. Edhe pse zgjedhjet e 21 qershorit kane sjelle plot emra te rinj ne listat e kandidateve nga te dy kampet politike, nuk mungojnë personazhet qe garojnë per mandatin e trete, te 4 apo edhe te 5 si rasti i Gezim Topçiut qe kandidon ne Maliq ne emër te koalicionit qeverisës. Përtej ndryshimeve ne kodin zgjedhor, ku u sanksionua se 50% e listave per anëtare te këshillave bashkiake do te përbehet nga zonja; ne 21 qershor janë 14 politikane te se majtës dhe se djathtës qe do te kërkojnë te drejtojnë disa prej bashkive me te rëndësishme te vendit; si Shkodra apo Durrësi.

Share This Video


Download

  
Report form