http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë marrëveshje te re nuk prodhoi raundi i radhës i bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit ne Bruksel. Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, qe ndërmjetësoi takimin e kryeministrave kosovare e serbe, permes nje komunikate sqaroi se ai ishte fokusuar ne progresin ne zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe hapat qe do te merren deri ne takimin e ardhshëm. Palët tentuan te afrojnë qëndrimet persa i përket çështjeve te energjisë, Telekomit dhe themelimit te shoqatës se komunave me shumice serbe. ?Takimi është shfrytëzuar për të përcaktuar rrjedhën e mëtejme të bisedimeve. Po punojmë që institucionet e Kosovës sa më shpejtë të veprojnë në plotësinë e tyre në pjesën veriore të vendit?. Kryeministri serb Vuçiç pret me shume progress nga raundi i ri i bisedimeve ne muajin maj. ?Jemi pajtuar për të hapur dy vendkalime kufitare: një në veri dhe një ne lindje të Kosovës. Nuk kemi rene dakord per krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa është diskutuar edhe mundësia e kthimit të përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës?. Bisedimet e zhvilluara ne Bruksel i mundësuan Kosovës marrëveshjen e stabilizim asocimit, që pritet të nënshkruhet gjatë këtij viti, ndërsa Serbia perfitoi me hapjen e negociatave te anëtarësimit në Bashkimin Evropian.