Opozita akuzon qeverinë për fshehje të treguesve fiskalë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vonesa në publikimin e statistikave fiskale, të cilat tregojnë për punën e doganave dhe tatimeve në mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit, por dhe në suksesin e paketës fiskale që miratoi Ministria e Financave në fund të 2014-ës, ka ndezur debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës akuzojnë qeverinë se po fsheh treguesit për shkak të rënies së performancës në dy institucionet kryesore nga të cilat financohet arka e shtetit. Shkak për këtë debat është bërë në fakt raporti që prezantoi në komision kreu i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave Toni Goga. Ai tha se rritja e kursimeve të shqiptarëve në banka ka qënë me afro 20 miliard lekë, gjë të cilën opozita e ka komentuar si një shtysë drejt kursimit të bizneseve dhe individëve, për shkak të pasigurive që ka ekonomia. Sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, një tjetër fakt tronditës për ekonominë shqiptare është se gjysma parave që shqiptarët kanë në banka është e përqendruar në dorën e vetëm 4% të popullsisë.

Share This Video


Download

  
Report form