http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse është java e tij e fundit si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Velaij tashmë kandidat për Bashkinë e Tiranës nuk ka nguruar të shfaqet në krah të Vangjush Dakos ne Durrës. Duke e vendosur në pozicionin e një miku të mirë, Veliaj, e quajti punën e Dakos ne qyteti e bregdetar si frymëzim për punën e tij në të ardhmen. Veliaj nuk ka lënë pa shigjetuar edhe kundërshtaret politike, duke thënë se në vend që të bëjnë punën, merren me llafe. Deklaratat Erjon Veliaj i ka bërë gjatë inaugurimit të shkollës së mesme teknologjike ?Hysen Çela?.Rikonstruksioni dhe ndërtimi i godinës se re kanë kushtuar rreth 1.8 milion euro, fond i akorduar nga Bashkimi Evropian.