Tahiri takon homologun gjerman - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret nuk do te kene asnjë shans per te përfituar azil politik ne Gjermani. Ky ka qene mesazhi i Ministrit te Brendshëm gjerman. Thomas De Maizere është takuar me homologun shqiptar Sajmir Tahiri me te cilin ka ndare shqetësimin per numrin e madh te azilanteve qe i jane drejtuar Gjermanisë gjate muajve te fundit.Thomas De Maiziere;Po merremi bashkarish me nje çështje qe na shqetëson, siç është azili. Jane shqiptare nga Shqipëria apo nga shqiptare qe jetojnë ne vende te tjera qe vijnë ne Gjermani per te kërkuar azil. Ky eshte nje shqetësim i madh, sepse mund te prodhojnë paragjykime ne raport me vendin tuaj, qe ju do donit t?i shmangnit. Ndaj mesazhi im i qarte është se nuk ka asnjë shans per te fituar azil politik ne Gjermani. Te gjithë shqiptaret qe kane ardhur, apo qe do te vijnë, do te rikthehen ne vendin e tyre. Ne Shqipëri ka nje demokraci krenare dhe nuk ka arsye per përndjekje politike. Ne do te bëjmë shume per ta zhdukur kete shqetësim dhe do te kemi bashkëpunim te madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara te kërkesave per azilSajmir Tahiri:Shqetësimi per azilkërkuesit, është nje shqetësim qe po adresohet edhe ne vendin tone. E informova kolegun per masat qe ka marre Shqipëria, dhe gjithashtu i?a bere te qarte angazhimin e qeverise shqiptare për te mos lejuar ne asnje mënyrë shtetas shqiptare qe ne mënyrë te padrejte, vijnë kërkojnë azil politik. E bëme te qarte qe nuk ka azil politik ne Gjermani dhe ne asnjë vend te BE-se, per arsye politike apo per arsye ekonomike, dhe do te bëjmë gjithçka, per te ndaluar kete fenomen qe shqetëson si Shqipërinë dhe partneret tanë Nje çështje tjetër qe është diskutuar mes dy ministrave ka qene edhe bashkëpunimi ne bufen kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Tahiri dhe De Maiziere ranë dakord qe Gjermania te asistoje me ekspertize palën shqiptare ne ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit.

Share This Video


Download

  
Report form