Shalsi për heqjen e barrës hipotekore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupi parlamentar i partisë socialiste është tërhequr nga nisma për tu marrë shtëpitë debitorëve të energjisë elektrike. Në amendamentin e ri të hartuar nga komisioni i ligjeve vendosja e barrës hipotekore mbi pasurinë per mos shlyerjen e faturave, do të vlejë vetëm për bizneset. Nga ana tjetër mazhoranca ka marrë nismën që të heqë edhe faturimin afrofe. Me anë të kësaj rezolute, komisioni përgjegjës për çështjet energjisë i vendos Entit Rregullator detyrë që ushtrojë autoritetin e tij mbi Kompaninë e Shpërndarjes në mënyrë që të gjithë konsumatorët të pajisen me matësa. Vitin e kaluar hyri në fuqi vendimi i entit rregullator sipas te cilit, 50 mijë konsumatorë do të paguajnë energji sipas çmimeve të miratuara nga kompania e shpërndarjes në zona të ndryshme për shkak të dëmtimit të matësit apo mungesës së tij.

Share This Video


Download

  
Report form