http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tërheqja e shumicës nga sekuestrimit i shtëpisë per borxhet energjisë elektrike ka sjelle reagimin e liderit te opozitës Lulzim Basha. Nga Rrogozhina ku prezantoi kandidatin demokrat per garën e 21 qershorit, Basha e ka cilësuar qëndrimin e ri te mazhorances si një taktike elektorale. Basha u ka kujtuar qytetareve te kësaj zone, papunësinë qe eshte rritur, çmimet e rritura e taksat e larta, duke u bere apel te mos bëhen pre e tentativave për te blere vota. Ndërkaq ne Kavajë, ku e majta garon Elvis Roshin, nje prej emrave te vendosur ne qendër te akuzave te PD si person me rekorde kriminale, Basha ka kërkuar qe ditën e zgjedhjeve, qytetaret te mbështesin ofertën e opozitës. Sipas Bashes zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë thjesht zgjedhje lokale, por politike pasi qeveria duhet te përgjigjet per premtimet e pambajtura.