Basha: Mos i votoni trafikantët e PS-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 dite para afatit te fundit per regjistrimin e kandidateve per zgjedhjet lokale, lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar shumicën se po pengon procesin e dekriminalizimit. Tashme qe zgjidhjet ligjore duken te pamundura per te ndaluar kandidimin e personave me rekorde kriminale, Basha i?u është drejtuar qytetareve qe ne 21 qershor te mos votojnë trafikantet ne listat e PSLulzim Basha:Njerëzit e thjeshtë në Shqipëri s?po gjejnë më derman, as duke kërkuar ushqime me listë, por kandidati socialist për Bashkinë e Poliçanit, Adriatik Zotka, është kallëzuar penalisht për fshehje të 1.5 milionë eurove. Qytetarët burgosen dhe shtyhen drejt vetëflijimit për 30 mijë lekë të vjetra, por trafikantët e drogës dhe prostucionit janë sot kandidatë për kryebashkiakë, si Artur Bushi në Krujë, Ervin Alias, Elvis Roshi në Kavajë e gjetkë. Përsëris bindjen dhe thirrjen tonë drejtuar qytetarëve të vendit, për ta zgjidhur me votë të lirë këtë problem jetik për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Asnjë votë trafikantëve!Basha ka komentuar edhe tërheqjen e shumicës nga sekuestrimi i shtëpisë për faturat e papaguara te energjisë elektrike, tërheqje e cila per opozitën është taktike elektoraleFalë kundërshtimeve tona dhe ndoshta edhe për taktikë elektorale qeveria ka paralajmëruar një hap prapa në lidhje me këtë projektligj të turpshëm. Nëse kjo tërheqje konfirmohet, kemi të arsye të regjistrojmë një tjetër fitore të opozitës në mbrojtje të interesit publik. Por duhet të jemi të përgatitur për betejë, sepse kjo qeveri e ka zakon pabesinë. Duhet t?ua bëjmë të qartë qytetarëve se nëse qeveria detyrohet të bëjë një hap prapa sot në prag të fushatës, ajo do ta shumëfishojë arbitraritetin e saj nesër, nëse mbështetet me votë në zgjedhje.Beteja e 21 qershorit ka dominuar fjalimin e kryetari te PD para deputeteve demokrate pasi Basha u ka bere thirrje qytetareve qe me votën e tyre t?i japin nje përgjigje qeverise për te gjitha dështimet e këtyre 2 viteve.

Share This Video


Download

  
Report form