http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkodra është kalaja që të majtët nuk e kanë fituar në këto 25 vite pluralizëm politik. E për të bashkuara forcat kundër kundërshtarit politik demokrat, që kryeqendrën e veriut e konsideron bastion, Edi Rama dhe Ilir Meta, liderët e dy partive kryesore të mazhorancës, prezantuan Keti Bazhdarin, kandidaten e koalicionit ?Aleanca për Shqipërinë Evropiane?. Me terma më konkretë në mbështetje të Keti Bazhdarit, foli kryeministri Edi Rama. Shkodrës sipas tij, i duhet një administratore e zonja dhe jo dikush që ka frikë të bashkëpunojë me qeverinë. Rivalen ne garë të Bazhdarit, Voltana Ademin, e vlerësoi si zonjë, por Rama tha jo pa shpoti, se nuk e njihte atë, ndonëse me të është gjendur në sallën e kuvendit çdo të enjte. Vete kandidatja Bazhdari tha se ajo do t?i sjelle nje pamje te re qytetit dhe gjithë zonës, e jo duke punuar vetëm per fasadat, siç kane bere sipas saj drejtuesit e djathte te bashkisë.