Basha: Qeveria solli eksodin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turi i prezantimit te kandidateve te opozitës, ka vijuar në Malësinë e Madhe. Kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi dyshen Rama-Meta si shkaktare te vetem të eksodit te shqiptareve. ?Shqipëria po ecën drejt humnerës ekonomike. Rritja e taksave, mosmbajtja e premtimeve për vende të reja pune, shkatërrimi i perspektivës së rinisë, gjobat, rritja e çmimit të energjisë, por mbi të gjitha arroganca, mashtrimi, shpërfillja dhe poshtërimi që dyshja Rama-Meta dhe bandat që i rrethojnë i bëjnë popullit të tyre, janë rrënjët e së keqes, janë shkaqet e vërteta të eksodit, shkaqet e vërteta të krizës ekonomike dhe gjithanshme?.Sipas Bashës qeveritarët i shmangen llogaridhënies para qytetarëve dhe me paratë e taksave bëjnë propagandë.?8 milionë e 400 mijë lek të taksapaguesve shqiptarë i kushton shfaqja televizive e Edi Ramës shqiptarëve. E barabartë, me asistencën mujore të mbi 400 familjeve. E barabartë me asistencën vjetore të 35 familjeve ne vit. Çdo ditë në televizor i heq bukën e gojës 35 familjeve që nuk e marrin asistencën më, sepse paratë e taksave tuaja, shpenzohen që Edi Rama të dalë 4 herë në ditë në televizor?.Lideri i opozitës thekoi se të vetmit që po ecin në ?Drejtimin e duhur? janë qeveritarët që po pasurohen me shpejtësi dhe kriminelët që kanë rilindur.?Me siguri ata janë në drejtimin e duhur, se ata janë të vetmit që po ja shohin hajrin pushtetit. Sarajet e tyre po lartësohen, kontot e tyre bankare po majmen ditë përditë. Klientela e pushtetit pasurohet ditë përditë. Kryeministri bredh si turist, ndërkohë që popullin e vet e ka çuar refugjat me teshat në shpinë dhe fëmijët dorë për dore?.Kryetari i Partisë Demokratike prezantoi kandidatët edhe në Pukë dhe në Fushë-Arrëz.

Share This Video


Download

  
Report form