Kosova: Bashkëpunim me Ramën për bulevardin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Halim Kosova, kandidati demokrat per bashkinë e kryeqytetit ka premtuar realizimin e nje prej projekteve me ambicioze te kryetarit te partisë se tij, njëherësh kryebashkiakut aktual Lulzim Basha; përfundimin e bulevardit te ri te Tiranës. gjate nje bashkëbisedimi ne zonën ku do te ndërtohej bulevardi i ri , doktor Kosova ka theksuar se është i gatshëm per bashkëpunim me kryeministrin dhe qeverinë ne mënyre qe ky projekt te realizohet.Halim Kosova:Do t?i shtrij dorën e bashkëpunimit Rames te vije ai ta inauguroje po te doje.Per bashkëpunim me qeverinë, kandidati i opozitës ka folur edhe gjate nje takimi me banoret e fshatrave qe tashme janë pjese e Bashkisë se Tiranës.?Bashkia e Tiranës çfarë ka në kompetencë do t?i realizojë të gjitha, që me ulje taksash, taksën mbi pronën e kështu me radhë. Kam marrë një angazhim për t?i ulur 30%, dhe nga ana tjetër do negocioj, qoftë me Ministrinë e Bujqësisë apo struktura të tjera shtetërore në të gjitha drejtimet e mundshme, që ju e keni problem por që nuk janë kompetencë e Bashkisë së Tiranës, derisa të arrijmë një pikë që Bashkia e Tiranës, në mënyrë ligjore, të ketë autonominë, kaq të rëndësishme për të bërë më të mirën për banorët e saj?.Duke i meshuar idesë se përkatësia politike nuk do te ndikoje ne punën e tij si kryetar i bashkisë Kosova ka theksuar se Rama dhe Basha janë dy konkurrentë për postin e kryeministrit.?E kam thënë dhe gjej rastin ta them prapë. Unë nuk jam konkurrent as me njërin as me tjetrin. Puna ime është si të bëj më mirë menaxhimin dhe harmonizimin e mundësive që ka Tirana e madhe në të mirë të komunitetit, të gjithë banorëve kudo që jetojnë. Kështu që, ashtu si e kam treguar në sektorin shëndetësor, duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit çdo force politike për pacientin, po këtë lloj metode pune do përdor për të shtrirë dorën e bashkëpunimit çdo lloj force politike sado kohë që ajo të jetë në fuqi?.Gjate takimeve me banoret e kryeqytetit Halim Kosova ka premtuar edhe ngritjen e nje zyre juridike për t?i ardhur ne ndihme çdo qytetari qe ka nje problem e per t?i dhënë asistence falas

Share This Video


Download

  
Report form