Basha: Rimëkëmbim ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Alternativa e Qeverisë Rama për të shpëtuar vendin nga kriza ekonomike, është zero sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një takim me të rinjtë në Shkodër, kryedemokrati tha se pasi e ka zhytur vendin në gropën e papunësisë, varfërisë dhe pamundësisë, kryeministri Edi Rama që nuk ka asnjë projekt se si mund ta nxjerrë vendin nga gropa ku e ka zhytur. ?Problemi i tyre është Basha. Problemi im është rënia ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, rritja e taksave, rritja e çmimeve, pamundësia për të mbyllur muajin, papunësia rinore, papunësia në tërësi. Po unë do të uroja që ai të luftonte me të njejtën fuqi që më lufton mua, papunësinë. Të lufonte me të njejtin prioritet që lufton kryetarin e opozitës, varfërinë. Të luftonte pagat e ulta, pensionet e ulta me të njejtën forcë që sulmon, shpif dhe fajëson këdo, përveç vetes së tij.?Kandidatët e Parisë Demokratike tha Basha, kanë ofertën për rimëkëmbjen ekonomike, duke riparë politikat fiskale. ?Kemi ofertën e uljes së taksave, kemi ofertën e uljes me 25% të çmimit të energjisë dhe faljes së kamatvonesave për të gjithë shqiptarët. Kemi ofertën e rritjes së pagave dhe pensioneve. Kemi ofertën e dëmshpërblimit lek për lek të të gjitha objekteve të prishura në mënyrë të paligjshme nga qeveria Rama-Meta.?Pas takimit, kryetari demokrat i shoqëruar nga dhe kandidatja për kryetare të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi u takua edhe me tregtarë të vegjël dhe të mesëm të qytetit, me të cilët biseduan mbi problemet që lidhen me taksat, çmimin e dritave dhe rënien e fuqisë blerëse.

Share This Video


Download

  
Report form