http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga sfidat me te cilat po përballet e kompania e shpërndarjes se energjisë elektrike është fluksi i ankesave të klientëve per shërbimet qe ajo ofron. Dhe nuk janë pak, por me mijëra ankesa, qe vijnë ne drejtim te OSHEE-së. Ne 90 % te rasteve ka rezultuar se e drejta është me qytetaret. Por kohet e fundit pas nisjes se operacionit për lidhjet e paligjshme dhe mbledhjen e detyrimeve, ankesat kane shënuar një trend ne rritje. Sipas administratorit Çela, gjate muajit qershor, kompania do te shkurtoje ndjeshme afatet ne trajtimin e ankesave. Reformimi i zyrave te kujdesit te klientit, nis pas shlyerjes se detyrimeve te prapambetura qe kompania kishte ndaj palëve te treta, si dhe operacionit për luftën kundër informalitetit.