http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tani te gjitha nenat mund te përjetojnë emocionin e te parit te bebes, nëpërmjet ekos 4D. Kjo aparature e re e cila mungonte ne institucionet shtetërore do te beje te mundur rritjen e diagnozës prenatale per te ndihmuar nenën dhe fëmijën. Nga qendra e shëndetit te gruas tek ?Mbretëresha Geraldinë?, Ministri Beqaj tha se spitali ndryshoi ne mënyrë radikale, pasi u kryen rreth 250 mijë dollarë investime. Por Beqaj kritikoi ish-drejtuesit per keqmenaxhim të maternitet dhe mijëra dollarë te shkuara dem.?Për fat të keq, përtej fasadës, rezulton që ky spital në shumë shumë vite është keqmenaxhuar. Ne kemi këtu pajisje mjekësore me vlerë rreth 500 mijë USD që janë jashtë përdorimit dhe ende janë në inventar kontabël, sepse deri në vjeshtën e vitit 2013 nuk ekzistonte koncepti i inventarizimit në këtë spital. Në periudhën 2008-2009 ne kemi gjetur këtu barna të skaduara në vlerën 100 mijë dollarë. Këtu është një autoambulancë që prej 10 vitesh as nuk punon, as nuk kolaudohet, as nuk paguan taksa, por që deri në vjeshtën e 2013 shpenzonte karburant?.Ky raport i inventarizimit per periudhën 2008-2012 i është dorëzuar Prokurorisë per hetime te mëtejshme, ndërsa kjo periudhe përkon edhe me kohen kur ne krye te maternitetit ?Geraldine? ishte Halim Kosova, aktualisht kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës.