Rreziku nga terrorizmi në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se të gjitha vendet po kërcënohen nga terrorizmi dhe se Ballkani është një nga qendrat nga ku eksportohen luftëtarë. Në takimin rajonal të Ministrave të Brendshëm të 12 vendeve të zhvilluar në kryeqytet, Tahiri tha se askush nuk është imun ndaj ekstremizmit të dhunshëm.?Unë besoj se sot mund të thuhet se ka vend të sigurt nga rreziku i terrorizmit. Sot nuk mund të thuhet se ka një vend të vetëm në botë, që është imun, ndaj kërcënimit të terrorizmit. Edhe Ballkani si i tillë, duket sikur për momentin vetëm eksporton rrezik, që janë luftëtarët e huaj, dhe ky është një problem që jo pak ka shqetësuar shoqëritë tona. Por unë besoj se nuk është e largët dita, kur problemi që sot eksportojmë të jetë një problem që nesë të vijë në shtëpinë tonë?.Sipas Ministrit të Brendshëm, minimizimi i fenomenit arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të organeve ligjzbatuese.?Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese në vend, sot që flasim ka sjellë rezultate të shkëlqyera, që së bashku me reformën ligjore dhe të legjislacionit penal kanë ulur thuajse në zero numrin e shtetasve që mund të nisen drejt arenave të luftës, luftëra të cilat nuk janë, luftëra të vendit tonë?.Bashkëpunimin e kërkoi dhe nënsekretarja për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut në Departamentin e Shtetit të SHBA-së Sarah Sewal.?Ekstremizmi i dhunshëm është një çështje globale. Të bashkojmë forcat për një dialog fetar. Nevojiten strategji për të arritur qëllimin. Terroristët nuk i njohin kufijtë. Të bashkëpunojmë të gjithë së bashku për të ndaluar rekrutimet. Të parandalojmë që fëmijët tanë të bëhen terroristë. Duhet të riafirmojmë vlerat tona kyçe?.Më tej, zonja Seëal nënvizoi se përfshirja e qytetarëve në radhët e xhihadistëve është nxitur nga rrethanat, ndaj apeloi komunitetin fetar për një dialog gjithëpërfshirës.

Share This Video


Download

  
Report form