“Nafta nuk ra nga taksat, konsumi në rënie” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Rënia e çmimit të naftës në Shqipëri, nuk ka reflektuar njësoj si në tregjet e huaja, gjë e cila e ka bërë prodhimin vendas më pak të konkurrueshëm?.Kështu shprehet Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij të katër të rishikimit të marrëveshjes me Shqipërinë. Argumentet që fondi jep për këtë dukuri janë pikërisht ato të strukturës së çmimit të karburanteve për shkak të taksave të larta te kjo lëndë. Fondi shprehet se kjo i shërben buxhetit dhe mbledhjes së të ardhurave por sjell një efekt të dobët në rritjen e konsumit.?Rënia e çmimeve të shitjes së naftës me pakicë në lidhje me ndryshimet e ndërkombëtare të çmimit të naftës ka qenë relativisht i vogël për shkak të taksave të larta si të akcizës ashtu dhe taksave të veçanta që shoqërojnë këtë çmim. Kjo pritet të sjell një efekt pozitiv për buxhetin por do të ulë konsumin.?Lidhur me situatën zgjedhore, FMN shprehet se kjo periudhë do të jetë një test për qeverinë se si do të menaxhojë buxhetin dhe sidomos nivelin e borxhit publik i cili mbetet i lartë. Fondi kujton se situata në Greqi mund të sjellë efekte negative për ekonominë tonë.?Një shërim i dobët i kombinuar ky edhe me situatën zgjedhore do të testojë autoritetet me reformat dhe rregullimet fiskale. Borxhi publik i Shqipërisë mbetet i lartë. Nga ana tjetër situata në Greqi - shtëpia e shumë emigrantëve dhe vendi tre degëve të bankave që operojnë në Shqipëri mund të vendosë në presion remitancat. Megjithatë mund të thuhet se statusi i bankave greke në Shqipëri është jashtë rrezikut?.Fmn thekson se qeveria duhet të tregojë vëmendje lidhur me çështjet e pronësisë që kërkojnë dëmshpërblim në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg pasi vlera e tyre është një kërcënim serioz për buxhetin.

Share This Video


Download

  
Report form