Konflikti në Portin e Vlorës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Militantet e partive te emëruar ne poste te rëndësishme, janë kthyer shpesh ne burim konfliktesh. Dhe një i tille qe nuk po merr zgjidhje është edhe ai i krijuar nga kryetari i Partisë Socialiste ne Vlore, Xhevahir Çeloaliaj, i cili ka kthyer portin ne një vend, ku nuk njihen ligjet, por vetëm rregullat qe vendos ai vete. Prej gati një muaji, Çeloaliaj ka bërë që në ne port të mbizotërojë nje situate e paprecedente, qe cenon konkurrencën mes kompanive te linjës Vlore - Brindisi. Duke përfituar edhe nga pushteti politik qe ka, drejtori i portit, nuk ka marrë parasysh ankesat e qindra pasagjereve, të cilët në shumë raste i ka lënë të presin ne det, pasi ka bllokuar me urdhër ankorimin ne port të tragetit ?Red Star?. Drejtori Xhevahir Çeloaliaj krijoi një grafik të ri për ankorimet e trageteve ne port, një grafik ky, i cili duket se favorizon vetëm një kompani te re qe ka hyre ne treg. Vetë Çeloaliaj, justifikohet se Porti i Vlorës, nuk ka kapacitetet e mjaftueshme te përballoje tre tragete njëherësh. Por ne fakt, e vërteta është se edhe me herët, aty kanë operuar tre linja tragetesh dhe nuk janë krijuar konflikte. Situatën e përkeqëson edhe fakti qe megjithëse ne dijeni te këtij skandali, ministritë e linjës, nuk kane marre asnjë mase për te zgjidhur ngërçin, por kanë dalë ne mbrojte të drejtorit të emëruar nga partia. Por kjo situate, rrezikon te dëmtoje seriozisht edhe turizmin, pasi dëmtimi i imazhit te kompanisë qe ofron këtë linje trageti, do te ndikoje negativisht edhe tek turistet qe pritet te vijnë.

Share This Video


Download

  
Report form