http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ftesa për një debat publik me kandidatin e së majtës ka marrë sërish një përgjigje negative nga kundërshtari i tij Halim Kosova. Gjatë një takimi me banorët e lagjes Ali Demi në kryeqytet, Kosova tha se nuk po kërkon në këtë fushatë që t?i tregojë dhe t?i mësojë Erjon Veliajt se si do të administrojë ai Tiranën, por t?i tregojë qytetarëve se si do të ndryshojë jeta e tyre. Kosova ka prezantuar planin e tij për të përmirësuar infrastrukturën dhe transportin në kryeqytetet. Ai ka premtuar se do të jenë 104 projekte, të cilat do të marrin jetë, nëse zgjidhet kryetar bashkie, të cilat synojnë shtrimin e rrugëve, rregullimin e transportit urban dhe ngritjen e 4000 blloqeve parkimi. Halim Kosova u tha qytetarëve se në jetën e tij nuk është kompromentuar kurrë nga politika dhe as nuk do ta bëjë këtë. Ai deklaroi se ka patur një takim edhe me Spartak Ngjelën dhe ka marrë përgëzimin e tij. në fund të fjalës së tij kandidati i të djathtës shprehu bindjen se do të marrë pëlqimin e kryeqytetasve.