http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej 52 vitesh i lënë në harrese teatri ?Andon Zako Çajupi? ne Korçë pritet t?i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. Por si shumë artdashës dhe aktorë të mirënjohur të skenës korçare, Koço Qendro, i ngjitur për herë të parë në vitin 1949 në këtë skenë tregon me nostalgji emocionin që ndjen sa herë rikthehet, në atë që ai e quan shtëpinë e dytë. Qedro sot është 90 vjeç dhe shpreh keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhet teatri. Vetë aktorja dhe drejtoresha teatrit Zamira Kita tregon se godina është amortizuar plotësisht, duke filluar me skenën, ndriçimin dhe sallën. Për këtë arsye kërkohet ndërhyrje e menjëhershme. Projekt i teatrit i është besuar një studioje të njohur gjermane, e cila në fund të këtij muaji pritet ta dorëzoje ate.