http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Objekti pesëkatësh tek Fakulteti Ekonomik është shembur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit. Ka qene ora 14:00 kur IKMT ka aktivizuar shpërthimin ne pallatin pesëkatësh. Ndërtesa u rrethua qe te premten, ndërsa qe ne oret e para te se djeles janë evakuuar nje pjese e familjeve qe jetonin afër godinës, si dhe u vendosu nje perimetër sigurie. Ndërkohe ne Fakultetin Ekonomik është ndërprere mësimi për studentet me kohe te pjesshme. Mësohet se për shembjen ne godine janë hapur mbi 300 vrima në të gjitha kolonat mbajtëse, ku u vendos lënda eksplozive. Këtë here shembja ka qene e menjëhershme. Pronaret e objektit janë dëmshpërblyer, pasi shembja u be për interes publik. Ky është objekti i dytë që prishet në harkun kohor të 1 viti në zonën përreth Fakultetit Ekonomik, teksa një vit më parë ka pasur protesta edhe nga studentët e fakultetit si dhe administrata për prishjen e pallatit.