http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka prezantuar platformën e tij per taksat dhe punësimin. Doktor Kosova ka premtuar ulje deri ne 30% te taksave me qellim qe te nxitet punësimi. ?Në 4 vjet do të hapim 24 mijë vende të reja pune. Dhe ka një mundësi tjetër për të hapur 10 mijë vende si mundësi punësimi kryesisht për të rinjtë përmes praktikave me ndërmjetësim e bashkisë?.Per te nxitur punësimin kandidati i djathte ka premtuar edhe favorizime per çdo biznes. Me pas kandidati Kosova ka marre pjese edhe ne nje takim me te rinjtë e Partisë Republikane, pjese e te cilit ishin edhe dy kongresmene amerikane. Gjate këtij takimi Kosova deklaroi se kishte marre nje letër falenderimi nga ish-presidenti i Shteteve te Bashkuara Xhorxh Bush per punën e tij ne krye te maternitetit.