Kosova takim me komunitetin rom - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ka quajtur shtresën më të varfër e më të nëpërkëmbur të vendit dhe ka premtuar t?i japë fund kësaj situate. Ne takimin e dytë me komunitetin rom ne Tirane, kandidati i opozitës Halim Kosova u angazhua për plotësimin e të drejtave ne mënyrë të barabartë.?Varfëria ekstreme, ku njeriu çohet në mëngjes ose shtrihet për të fjetur dhe nuk ka çfarë ti japë fëmijëve për të ngrënë, jam i sigurtë që është një terren i përshtatshëm nga parti ose politikanë të caktuar për të blerë votën. Puna e parë, nuk duhet të guxojë asnjë njeri që të vendosë dorë te lekët e shtresës më të varfër që ekziston në vendin tonë, siç jeni ju. Bashkia ka detyrimet e veta karshi çdo qytetari në gjithë territorin e saj dhe unë jam angazhuar që çdo banor duhet të gëzojë të njëjta të drejta në qytetin e Tiranës?.Zgjidhja sipas Kosovës do të nisë nga mbledhja e çdo shqetësimi të banorëve ne mënyrë qe t?iu jepet një përgjigje sa më e shpejtë.?Bashkia ka menduar të ngrejë një zyrë juridike që do të jetë përkrah meje, në mënyrë që të mbledhë të gjithë problemet e qytetarëve dhe ekspertët, juristët e kësaj zyre të bashkisë do të gjëmojnë dhe do të vrapojnë për të zgjidhur problemet që keni ju. Pra filloni, përgatituni midis jush që për këtë lagjen këtu të keni një zë të fortë. Kur them një zë të fortë, jo një njeri. Po bëhuni disa burra dhe disa gra me kuraje që mblidhni dhe mendime të të tjerëve, që t?iu kem përkrah, pra për të zgjidhur dhe për të mbajtur nën kontroll që ato që do nis unë nga bashkia, t?iu vinë ju, t?iu përkthehen ju në të mirë apo jo?.Për banorët e komunitetit rom, shqetësimet më të mëdha ishin dy: heqja e ndihmës ekonomike dhe pamundësia për të paguar faturat e prapambetura të energjisë.

Share This Video


Download

  
Report form