http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita akuzon për selektivitet politik në legalizimin e ndërtimeve pa leje. Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, demokrati Oerd Bylykbashi, tha se ka fakte të cilat tregojnë standardin e dyfishtë të veprimtarisë së ALUIZN-it. Për socialistin Bashkim Fino, opozita duhet të heshtë kur flitet për legalizimet, pasi në 8 vite qeverisje e keqpërdori procesin. Debati u zhvillua gjatë diskutimit në parim të ndryshimeve të propozuara në ligjin e legalizimeve. Artan Lame, kreu i ALUIZN-it, bëri me dije se me ndryshimet e propozuara do të përfshihen në procesin e legalizimeve nga 40 deri në 60 mijë ndërtime pa leje, të ndërtuara pas vitit 2009.