Masat për sezonin turistik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka përgatitur planin e masave për sezonin turistik, i cili synon jo vetëm pastrimin e plazheve por edhe lehtësi për turistët që hyjnë në pikat kufitare. Ka qënë vetë Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit Arben Ahmetaj i cili prezantoi nga Vlora përgatitjet e bëra për sezonin e ri. Ahmetaj tha se në bashkëpunim me institucionet e tjera qeveria ka marrë masa për sigurinë në porte dhe lehtësitë për ankorimin e anijeve, ndërkohë që do të vihen në dispozicion të qytetarëve 22 ambulanca në të gjithë zonat e Shqipërisë të cilët presin vizitorë gjatë këtyre muajve. Sipas të dhënave të operatorëve, këtë vit pritet të ketë një numër më të madh turistësh. Të gjitha vendet akomoduese në bregdet janë të prenotuara. Megjithë masat e marra, autoritetet janë të ndërgjegjshme që ndërhyrjet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri kërkojnë një kohë më të gjatë. Për këtë arsye, Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një ligj të ri i cili synon kontrollin dhe mbrojtjen nga dëmtimi të zonave me prioritet në këtë fushë, por krijon edhe lehtësi për të gjithë bizneset të cilët duan të investojnë në vlera të mëdha. Njëkohësisht me këtë ligj, po përgatitet një paketë e re fiskale për turizmin, e cila synon uljen e TVSH-së në 8%.

Share This Video


Download

  
Report form