Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e firmës ndërtuese tek diga e liqenit, duke i dhënë të drejtë Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit për pezullimin e punimeve te pallatet që po ndërtohen te diga e liqenit. Me këtë vendim ndërpiten punimet pasi ka shkelje në lejen që ka dhënë Bashkia e Tiranës. Por cila është zanafilla e punimeve në këtë hapësirë të kryeqytetit, ku ngërthehen forcat kryesore politike, ish-kryeministra dhe ish-kryebashkiakë? Ndjekim këtë insert që ju tregon më shumë?