Sekuestrohen listat në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me kërkese te Prokurorisë, Gjykata ka vendosur këtë te shtune sekuestron e praktikes se lëvizjes 2800 shtetasve, për te cilat ka dyshime se janë vendosur fiktivisht ne listat e votimit ne Durrës. Ndërkohë janë pezulluar nga detyra Drejtori i Ndërmarrjes Komunales te plazhit Alfred Dhuli dhe noteria Ines Aleksi te akuzuar per shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Vendimi është marre pas hetimit te nisur nga Prokuroria ne baze te kallëzimit te kryer nga Partia Demokratike. Disa jave me pare PD konstatoi se ne Durrës ishin regjistruar ne mënyre fiktive 2800 persona dhe ne Kavaje 595, te cilëve ne mënyre te paligjshme u njihej e drejta qe te votonin ne këto bashki edhe pse jetonin ne nje zone tjetër. Nisur nga këto parregullsi KQZ e dërgoi çështjen ne Prokurori per te hetuar. Në bazë të dokumenteve dhe pyetjeve të personave të ndryshëm u krijua dyshimi se ky numër shtetasish ishin shtuar me kontrata fiktive qeraje, si banorë të përkohshëm dhe votues të qytetit të Durrësit. Kontratat e qerasë, të dyshuara si fiktive, ishin nënshkruar nga drejtori Dhuli dhe noterizuara nga Ines Aleksi. Gjithashtu, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e listës së regjistrimit të këtyre personave në regjistrin e gjendjes civile të bashkisë Durrës, kërkese qe është pranuar nga gjykata. Ne lidhje me këtë fakt Prokuroria e Durrësit i ka dërguar njoftim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t?i hequr nga lista e votuesve, si edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për t?i hequr nga lista e banorëve të qytetit Durrës.

Share This Video


Download

  
Report form