Rama: Jo ndasive etnike e fetare! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të lejohet që Konispoli të shndërrohet në një arenë përplasjesh me bazë fetare dhe etnike. ?Kush janë këta që predikojnë këtu histori me ortodoksi dhe Çamëri, që janë të turpshme dhe të rrezikshme, që mund të nisin si idiotësi elektorale dhe mund ta katandisin një komunitet të palumtur dhe të përçarë??Në mitingun elektoral, kreu i qeverisë tha se asnjë tolerim, nuk do t?i bëhet askujt që për interesa të vogla personale rrezikon bashkëjetesën. ?T?i vijë turp dhe të mallkuar qofshin të gjithë ata që i japin frymë kësaj politike barbare, që në Shqipëri, nuk mund të mbijë kjo farë. T?i vijë turp gjithë këtyre qorrave, që duan të bëjnë një tokë sherri dhe nuk mund të jetë.?Kryeministri Rama kërkoi që më 21 qershor, banorët e Konispolit të votojë projektin e zhvillimit.?Për çfarë na duhet vila qeveritare në Sarandë? Do e bëjmë kampus arsimor. Unë jam i bindur se jo vetëm kemi shumë për të bërë, por se duhet ta bëjmë shpejt dhe për këtë arsye kam ardhur këtu. nuk kemi dalë në fushatë të bëjmë luftë politike me SHQUP-in?Rama u shpreh i bindur se ka ende shumë punë për të bërë, por theksoi se në 18 muaj qeverisje ka nisur kthesa për një vend që ecën në drejtimin e duhur.

Share This Video


Download

  
Report form