Kryeministri Rama, takime në Vlorë e Himarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama u ndal në Vlorë gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës. Në përmbyllje të fushatës në këtë qytet, ai tha se në 18 muaj, Vlora ka përjetuar ndryshime. ?Ne mund të kishin bërë shumë më shumë, por gjetëm një mal borxhesh të ngritura nga një qeveri që ju e larguat më 23 qershor të 2013-ës. Kemi shlyer një pjesë të mirë të borxheve, nëse do t?i kishim pasur këto para do të kishim bërë shumë më shumë. Por është e vështirë që në kaq pak kohë të mbyllnim të gjitha hallet dhe plagët e hapura në të kaluarën?.Edhe pse ka bërë me faj qeverinë e shkuar për borxhet e trashëguara, kryeministri ka premtuar edhe më shumë zhvillim urban për këtë qytet turistik.?Edhe pak ditë na kanë mbetur që këtu në Vlorë historia të ndryshojë. Mezi po pres dhe pak ditë kanë mbetur që këtë në Vlorë, qytetarët e Vlorës të rimarrin qytetin. Mezi po pres edhe pak ditë kanë mbetur që këtu në Vlorë unë të kem në zyrën e kryetarit të bashkisë, dikë që për 7 ditë javës të punojë bashkë me mua për të bërë për Vlorën atë që Vlora pret prej 20 e kusur vitesh dhe pa drejtësisht i është mohuar?.Më herët, kryeministri Rama ndaloi në Himarë ku theksoi se problemet e Himarës me ujin e pijshëm dhe ujërat e kanaleve të zeza do të duhet të marrin fund menjëherë. Kryeministri premtoi në Himarë edhe zhbllokimin e radhëve të banorëve nëpër hipoteka. Kryeministri Rama është ndalur edhe në Qeparo. Ky fshat, këtë sezon veror ka marrë një pamje ndryshe, pas sistemimit te infrastrukturës nëntokësore si dhe ndërtimit te shëtitores. Me financim të fondit të zhvillimit të rajoneve, Qeparoi tanimë ka një pedonale të ndriçuar dhe gati për të pritur edhe më shumë vizitorë.

Share This Video


Download

  
Report form