“ARMO” drejt mbylljes, mbi 200 mln $ borxhe në tatime - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E vetmja kompani, e cila përpunon naftën në Shqipëri, ARMO, do të shkojë drejt mbylljes. Ministria e Financave dhe Ministria e Energjisë kanë nisur të përgatitin formulën për mënyrën se si do të procedohet me këtë firmë e cila ka 1600 të punësuar dhe përpunon rreth 300 mijë ton naftë çdo vit. Vizion Plus ka siguruar korrespodencën mes dy ministrive, të cilat janë duke punuar për këtë çështje dhe që të mërkurën do të çojnë propozimet në qeveri. Shkaku përse kjo kompani gjigande rrezikon falimentin është situata e vështirë financiare dhe borxhi gjigand që ka krijuar në tatime e dogana. Burime konfidenciale thonë për vizion plus se borxhi që ARMO i ka shtetit llogaritet në 200 milion dollarë, ose sa 5% e taksave që buxheti i shtetit mbledh çdo vit nga tatimet e doganat bashkë. Kjo situatë jo vetëm që ka shqetësuar Ministrinë e Financave, por ka detyruar atë që të shohë rrugët për të mbledhur detyrimet fiskale të prapambetura, të cilat kanë krijuar një gropë të madhe në buxhet.Kontributet fiskale në buxhet vetëm të një viti rezultojnë 102.7 milion dollarë. Në rast se kompania mbyllet këto efekte minimumi do të përgjysmohen për të paktën dy - tre vitet e para, në rastin kur hyjnë operatorë të rinj apo rritet importi.Alternativat që ka në tavolinë qeveria janë tre: shtetëzimi ose riblerja nga shteti, i cili është i pamundur të realizohet për shkak se kushtetuta përcakton se prona private garantohet me ligj dhe ne asnjë moment shteti nuk mund ta marre atë përveçse me blerje. Opsioni i dytë është zbatimi i ligjit të falimentit, ku kompania e cila deklaron humbje për tre vite me radhë nxirret në shitje e më pas të ardhurat u ndahen shtetit dhe atyre që i ARMO u ka borxhe. Por dhe kjo pikë bie poshtë pasi ligji për falimentin thotë qartë që procedura e falimentit nuk zbatohet në sektorë strategjikë. Alternativa e vetme dhe më e mundur mbetet bllokimi dhe sekuestrimi i llogarive e asteve të ARMOS sipas ligjit të procedurave tatimore. Në bazë të shitjes së tyre financat të arrijnë të arkëtojnë të paktën gjysmën e detyrimeve, afro 150 milion dollarë. Ajo që pritet të hapë debat është pjesa se ARMO nuk ka borxhe vetëm ndaj shtetit, por 207.9 milion dollarë janë para të cilat janë marrë kredi në banka, ndërsa 10.8 milion të tjera janë detyrime që ia ka punonjësve dhe kompanive të tjera të cilat kanë kryer punë për të. Në gusht të vitit 2013, Heaney Assets Corporation bleu 85% të aksioneve të ARMOS, dhe pjesa tjetër i mbeti sërish shtetit. Sot dy kompanitë Deveron Oil Albania dhe TPD kanë marrë me qera rafineritë e saj dhe përpunojnë naftë.

Share This Video


Download

  
Report form