http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë rrënojat qe kanë mbetur nga një ndërtesë Monument Kulture ne Tirane. Shkatërrimin e objektit që mbrohet nga shteti e ka denoncuar Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, por ajo nuk është lejuar të tregojë nga afër dëmtimin që është bërë. Nje vendim i datës 15 korrik 2014 i Ministrisë se Kulturës, e vendosi ne mbrojtje paraprake banesën, por Bashkia e Tiranës, ndonëse në dijeni të tij, ka dhënë aty një leje ndërtimi. Leja e dhënë nga bashkia për ndërtimin e nje pallati mbi nje Monument Kulture, bie ne kundërshtim me ligjin e Trashëgimisë Kulturore. Neni 12 i tij ndalohet çdo ndërhyrje ne Monumentet e Kulturës. Inspektorati Kombëtar per Mbrojtjen e Territorit, IKMT-ja, ka pezulluar punimet. Ndërsa Bashkia, nuk ka ende një reagim për lejen e dhënë mbi një ndërtesë që mbrohet nga shteti.