Basha: Votë popullore kundër qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Rrësheni ku u zhvillua mitingu përmbyllës i opozitës per këtë zone, lideri i opozitës Lulzim Basha akuzoi qeverinë per çmimin 2 here me te larte te energjisë elektrike, krahasuar me vendet e rajonit, per taksat e larta e per politika qe çuan ne mbylljen e vendeve te punës.?Qeveria për dy vite me radhë nuk punoi asnjë ditë, për t?ju a bërë jetën më të lehtë juve, por ju a bëri më të vështirë sepse shtoi e rriti barrën e taksave. Ju a bëri më të vështirë, sepse po i bën mirditorët të paguajnë dyfish çmimin e energjisë dhe dy herë më lart se rajoni, ju a bën më të vështirë sepse çdo ditë me kërbaç në dorë, me bllok gjobash në dorë nuk mendon punësimin e qytetarëve por burgosjen e tyre.?Sipas Bashes, beteja e opozitës i ka dhënë qe tani efektet e para se ka detyruar qeverinë te pranoje realitetin.?I ballafaquar me bashkimin më të madh popullor në sheshet e qyteteve tona, nga veriu në jug, Rama është detyruar ta pranojë se varfëria është rritur, se papunësia është shtuar, se çmimet dhe taksat janë rritur, se shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq. Është detyruar se s?ka nga t?ia mbajë. E ka kuptuar se s?i ecën më as me shantazhe, as me sondazhe, as me kërcënime, as me presione,por nuk ofroi asnjë shpjegim se pse kur kishin dhe kanë gjithë pushtetin, pse nuk bëjnë diçka për t?ju ndihmuar.?Pavarësisht akuzave nga kundërshtaret, Basha ka premtuar se do te ule taksat e çmimin e energjisë.?Harxhon gjithë kohën duke shpifur e duke thënë, opozita nuk i ul dot taksat, opozita nuk e ul dot çmimin e energjisë. E vërteta është se opozita parlamentare i çoi këto amendamente në Parlament dhe ky që i digjet barku për popullin i hodhi poshtë. Ne nuk i kishim kartonat, ti i ngrite kartonat kundër popullit por kur populli në 21 qershor të ngrejë kartonat për veten e tij, harroje se mund ta frenosh, bllokosh apo shpërfillësh vullnetin e tij sovran. Vota e popullit në 21 qershor do të të detyrojë, do të ulësh çmimin e energjisë dhe do të falësh kamatë-vonesat.?Nga Rrësheni, Basha ka ftuar qytetaret qe te votojnë te dielën Partine Demokratike e cila ka programin per rimëkëmbjen e vendit.

Share This Video


Download

  
Report form