Kryeprokurori Llalla për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla deklaroi se deri tani nuk ka patur asnjë kallëzim të paraqitur në Prokurori, në lidhje me procesin zgjedhor. Pas një takimi të zhvilluar në Prokurorinë e Tiranës me prokurorët e gatshëm, Llalla deklaroi se ?nga të dhënat e deritanishme nuk ka asnjë kallëzim të paraqitur në prokurori. Të gjithë jemi në gatishmëri?. Ne lidhje me pretendimet për përfshirjen e individëve të inkriminuar në procesin zgjedhor, Kryeprokurori tha se ata janë bërë publikë sipas kërkesave të institucioneve përkatëse, ndërsa shtoi se me nisjen e procesit të dekriminalizimit të politikës, ky problem ligjor do të marrë zgjidhjen e duhur. Duke folur për zgjedhjet Llalla tha se Kodi Penal parashikon një sërë veprash penale, të cilat prekin zgjedhjet e lira e demokratike. Në këtë rast në këtë Kod, tha ai, janë parashikuar sanksione ligjore si për qytetarët, anëtarët e komisioneve zgjedhore,subjektet politike dhe çdo individ, i cili me veprimet e tij mund të dëmtojë procesin zgjedhor.

Share This Video


Download

  
Report form