http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
150 flete votimi u tërhoqën nga një qendër ne qytetin e Krujës per te mundësuar votimin e te dënuarve ne burgjet e Krujës dhe Fushe-Krujës. Komisioni i qendrës se votimit vendosi te lejoje transportin e tyre, nen shoqërimin e forcave te policisë se Krujës. Kandidati demokrat per Bashkinë e Krujës, Hamdi Pasha i shoqëruar edhe nga deputeti i PD, Gent Strazimiri, u përfshinë ne debate me kryetarin e KZAZ 20 ne Kruje, Agron Tufa. Nga 7 komisionere te qendrës se votimit, 3 prej tyre kundërshtuan kërkesën per tërheqjen e fletëve te votimit. Te burgosurit qe vuajnë dënimin ne burgun e Krujës janë shoqëruar nga forca te policisë per t?u pajisur me mjetet e identifikimit, përpara se te votonin.