http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një efektiv i RENEA-s u vra dhe dy te tjerë mbeten te plagosur ne Lazarat gjate operacionit për arrestimin e një grupi te armatosur, te cilët qëlluan nje nate me pare dejt policisë. Të shtënat që i morën jetën 31 vjeçarit Ibrahim Basha erdhën nga një banesë fare pranë vendit ku efektivët kishin ndaluar makinën me autorët e dyshuar e të armatosur. Breshëria e plumbave plagosi dhe dy efektivë të tjerë të forcave speciale Jetmir Isai, dhe Perlat Hamitaj. Ata u transportuan drejt Spitalit Ushtarak për kujdes mjekësor dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Tensionet ne Lazarat nisen qe një nate me pare, kur policia po kryente nje kontroll pas informatave se ne zone kishte te shtëna me arme. Pasi nuk arriti dot te vinte nen kontroll situatën, policia lokale kërkoi përforcime nga RENEA dhe FNSH. Drejt Lazaratit u nis Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako si dhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnan Xholi, i cili do të hetojë ngjarjen e rëndë. Nga të dhënat e prokurorisë mësohet se një grup prej 7 personash te maskuar qëlluan në drejtim te policisë, ndërkohë që uniformat blu kanë rrethuar të gjithë fshatin duke ushtruar kontrolle deri në gjetjen dhe kapjen e autorëve.