http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy efektivet e plagosur ne Lazarat janë vizituar ne Spitalin e Traumës nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Rama tha se është nje dite zie per te gjithe policinë, ndersa i quajti paradoksale deklaratat e opozites qe fajësojnë policinë .?Eshte nje dite zie per gjithë policine e shtetit, per te gjithë punonjësit, familjen e policisë se shtetit por besoj qe çdo shqiptar, çdo familje shqiptare qe vlereson ndershmerine, kurajen, sherbimin e policise dhe ketyre djemve, sot ka zi. Nderkohe qe duke i shprehur ngushellimet me vëllazërore familjes se atij qe nuk arriti dot t?i mbijetonte kesaj barbarie dhe duke shprehur ne te njejten kohe edhe sigurine e mjekeve qe dy te tjeret jane plotesisht jashte rrezikut per jeten, dua qe te nenvizoj se duhet te ndihen vertete keq ata qe per faqen e tyre te zeze edhe ne kete moment qe policia eshte ne fushen e betejes me nje grup vrasesish flasin me dy kuptime dhe i kerkojne llogari policise, madje edhe duke e fajesuar jo dhe aq ne menyre indirekte. Paçin faqen me te zeze?.Ndersa kryetari i opozitës Lulzim Basha duke shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së efektivit tha se kishte marrë informacion se forcat e RENEA-s kishin qenë në operacioni me një automjet të papërshtatshëm. Ai e konsideroi si diabolike deklaraten e Rames.?Duke shprehur ngushëllimet jemi thellësisht te shokuar per humbjen e e jetes se efektivit. ndersa dy te plagosurit jane me plage te lehta dhe jashte rrezikut. i urojme sherim te shpejte. kemi kerkuar qe autoret te ndalen me forcen e ligjit dhe te bejne transparence se çfare ndodhi dhe çfare po ndodh, kjo gje mungoi deri tani. i gjithe grupi i efektiveve qe eshte goditur nga kriminelet ka qene ne skenen e operacionit me automjet te papërshtatshëm volksevagen. meritohet te behet nje analize e plote. shpreh keqardhjen qe me nje qendrim totalisht te papranueshem kryeministri i vendit, njeriu qe duhet te marre pergjegjesi e te beje transparence ne kete ngjarje gjeti rastin te sulmoje opoziten. Eshte deklarate diabolike qe e hedh poshte me neveri?.Basha tha se opozita do te kërkoje transparence per ngjarjen