Demokratët akuzojnë LSI-në - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka akuzuar Lëvizjen Socialiste per Integrim se kërkon t?i vjedhë ne tavoline mandatin e fituar ne Bashkinë e Vorës. Deputeti demokrat Astrit Patozi, i cili punon ne këtë zone ka deklaruar se fitorja e kandidatit Fiqiri Ismaili është e qarte dhe maxhoranca nuk mund ta tjetërsoje ate nëpërmjet KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë që në KZAZ situata është e nderë, përfaqësuesit e PD-së ndodhen vazhdimisht nën presion, në Vorë zhvillohen çdo ditë protesta nga militantë të mazhorancës, që pretendojnë manipulimin e zgjedhjeve nga opozita. Ato udhëhiqen në të gjitha rastet nga drejtues të lartë politikë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo është hera e parë në Shqipëri, por ndoshta edhe më gjerë, që pushteti proteston në rrugë, duke akuzuar opozitën se i ka vjedhur votat.Patozi ka kërkuar nga koalicioni qeverisës qe t?i japë fund përpjekjeve për te deformuar rezultatin.Të heqin dorë sa më parë nga çdo përpjekje të dhunshme apo të paligjshme për t?a zvarritur dhe bërë pis procesin e numërimit dhe të ndalojnë protestat e nxitura politikisht. Në rast se sot po protestohet nga qeveria, se Partia Demokratike u paska vjedhur votat, nuk është cudi që nesër të kemi protesta në rrugë dhe sheshe, që Shqipëria të mos ketë fare opozitë. Përdorimi i bandave, i policisë dhe i administratës, kërcënimet dhe shantazhet, goditjet e përsëritura ndaj vetë kandidatit Ismaili, gjatë gjithë fushatës, madje edhe në ditën e votimit, edhe pa këto të fundit, do të ngelen një njollë e zezë e këtyre zgjedhjeve. Ndaj boll më! Deputeti demokrat Patozi ka sqaruar edhe pretendimet e LSI për regjistrim fiktiv te rreth 500 votuesve ne Vore, duke theksuar se gjate 6 muajve te fundit janë regjistruar vetëm 59 qytetare ne këtë bashki. Patozi ka theksuar se nuk i trembet hetimit qe ka nisur prokuroria per këtë çështje, por ka denoncuar faktin se prokurori i çështjes Genci Qano, është pare në shoqërinë e zv/ministres së Arsimit, Nora Malaj, e ngarkuara nga LSI për zgjedhjet në Vorë

Share This Video


Download

  
Report form