Gjanica dhe Erzeni janë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, thekson se kryetarëve të Bashkisë së Tiranës dhe Fierit do t?u duhet të ndërhyjnë me plane të mirëmenduara për të përmirësuar gjendjen në këto lumenj, ujërat e të cilëve përdoren edhe për bujqësi.