http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bllokimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës do të ndikonte drejtpërdrejtë në vonesën e proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga kongresmeni Eliot Engel, gjatë një intervistë për ?Koha Ditore?. Zyrtari i lartë amerikan deklaroi se nëse Kosova, nuk do të miratojë themelimin e këtij institucioni, këtë gjë do ta bëjë OKB-ja, dhe kjo sipas tij, nuk është në favor të Prishtinës zyrtare.?E kuptoj se Gjykata Speciale është gjë shumë e vështirë të bëhet, prandaj e kuptoj dhe çmoj kundërshtimin e shumë njerëzve. Po të njëjtë kohë, e di se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara e vendet tjera që janë miq të Kosovës mendojnë se bllokimi i Gjykatës Speciale do ta vështirësojë rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Nuk është çështje a duhet apo nuk duhet të ketë gjykatë. Gjykatë do të ketë, por a do të jetë gjykatë e Kosovës apo gjykatë ndërkombëtare. Nëse nuk ka Gjykatë Speciale këtu, nuk kam asnjë dyshim se atë do ta krijojë OKB-ja. Nëse bëhet atje, do të ishte shumë më vështirë për Kosovën, më shumë shtete jo miqësore atje për Kosovën?.Pas rrëzimit amendamentit për ndryshimin e Kushtetutës më 26 qershor në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Mustafa kërkoi bashkëpunimin e opozitës për themelimin e kësaj Gjykate. Ky institucion, që me shumë gjasë do të ketë zyrat e saj qendrore jashtë shtetit të Kosovës, do të hetojë krimet e pretenduara të UÇK-së gjatë luftës së Kosovës.