http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas arrestimit per posedim droge Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, do të dalë para Gjykatës për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike. Ndonëse ai u arrestua mbrëmjen e së premtes së bashku me të dashurën e tij këngëtaren Altuna Sejdiu e njohur për publikun si Tuna, Cozman ka mbajtur vetë përgjegjësinë e posedimit të 20 gramëve marijuanë të cilën e kishte fshehur në trup. Ndalimi i Tunes dhe i te dashurit te saj u bë nga patrullat ?Shqiponja?, pasi automjeti tip ?Range Rover? me të cilin lëviznin, nuk respektoi semaforin në zonën e ish-Stacionit të Trenit. Kontrolli fizik u bë i detyrueshëm pasi këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht efektivët duke u shprehur se është këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk kishte përse të kontrollohej. Por më vonë, pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna ka kërkuar falje duke u thëne thënë punonjësve te policisë se hashashin e kanë për përdorim vetjak. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur para oficerëve të policisë dhe Cozman, i cili ka thënë se lëndën narkotike e posedonte ai dhe qëllimi i vetëm ishte përdorimi vetjak. Policia e Tiranës ka kërkuar dhe ekspertim biologjik të këngëtarit, për të parë nëse ai është përdorues ose jo i hashashit, ndërkohë që pritet masa e sigurimit në Gjykatën e Tiranës.